Raportohen 2 raste të reja me koronavirus, konfirmohen 30 të infektuar në Kosovë

Raportohen 2 raste të reja me koronavirus, konfirmohen 30 të infektuar në Kosovë

23:14, 21/03/2020

Gjatë natës së sotme janë konfirmuar edhe dy raste të tjera me koronavirus, duke e rritur në 30 numrin e përgjithshëm të infektuarve në Kosovë.  

Njoftimi nga IKSHPK: 

Sot me 21.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 104 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe gjashtë prej tyre janë pozitive (katër raste ne testimin e parë dhe dy raste në testimin e dytë).Dy rastet pozitive janë raste me vendbanim nga Gjilani, njeri i gjinisë mashkullore me moshë 20 vjeç dhe tjetra e gjinisë femërore e moshës 36 vjeç.Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë raste kanë rezultuar pozitive.  

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 21 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 298.305 raste të COVID-19 me 94.624 të shëruar dhe 12.836 raste të vdekjes. Numri më madhi rasteve raportohet nga Kina (81.008), Italia (53.578), Spanjë (25.374), SHBA (22.738), Gjermani (21.854), Irani (20.610), Francë (12.612), Zvicër (6.373), Mbretëri të Bashkuar (4.094), Holandë (3.631), Austria (2.847), Belgjikë (2.815), Turqi (670), Greqi (530), Slloveni (383), Kroaci (206), Serbi (171), Maqedoni e veriut (85) dhe Shqipëri (76).Deri me 21 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (4.825), Spanjë (1.378), Francë (450), Mbretëri të Bashkuar (233), Holandë (136), Gjermani (77), Belgjikë (67), Greqi (13), Danimarkë (13), Turqi (9), Austri (8), Luksemburg (8), Poloni (5), Hungari (4), Bullgari (3), Shqipëri (2), Serbi (1), Kroaci (1) dhe Slloveni (1).  

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.  

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco