Kurti: Ndihma sociale për dy muaj, njëra u falet përfituesve

Kurti: Ndihma sociale për dy muaj, njëra u falet përfituesve

22:38, 21/03/2020

Kryeministri Kurti njofton se ndihmat sociale për dy muaj dalin të martën, njëra u falet përfituesve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi u është drejtuar qytetarëve të Kosovës.
Përmes këtij mesazhi, ndër tjera, kryeministri Kurti ka njoftuar se të martën do të transferohen ndihmat sociale, sipas tij, 10 ditë para kohe dhe atë për dy muaj në vijim.

Me këtë, thotë Kurti, pagesa e muajit të dytë nuk do të hyjë në përllogaritjet e muajve në vijim që do të thotë u falet përfituesve.

“Zinxhiri furnizues në Kosovë është duke funksionuar mirë. Dogana është duke e vijuar punën si zakonisht. Maunet janë vazhdimisht duke hyrë në Kosovë dhe duke kryer procedurat e rregullta të zhdoganimit, natyrisht pas kontrolleve mjekësore. Madje rritja e importeve në ditët e fundit, garanton që nuk do të ketë mungesë, as të artikujve ushqimorë e as atyre të higjienës apo farmaceutikë”, thotë Kurti, transmeton KOHA.

Kurti thotë se “Shitoret, furrat e barnatoret vazhdojnë punën për furnizimin e rregullt të qytetarëve. Përderisa bizneset e mbyllura, siç janë: baret, restuarantet, pabet, qendrat tregtare, me respektimin rigoroz të ndalesave të Qeverisë, po japin kontribut në mospërhapjen e virusit corona”.

“Sistemi bankar gjithashtu është duke funksionuar mirë, kryesisht i fokusuar në realizimin e pagesave dhe mirëmbajtjen e rrjedhës së parasë së gatshme. Mbetet rekomandimi për shfrytëzimin sa më të madh të pagesave elektronike, kartelave bankare dhe bankomatëve, përderisa duhet t’iu shmangemi sporteleve bankare dhe rradhëve apo tollovive para tyre. Furnizimi me energji elektrike e me ujë të pijshëm apo mbledhja e mbeturinave është duke funksionuar normalisht falë mijëra punonjësve të këtyre shërbimeve që nuk e ndalën punën e tyre. Edhe shërbimet si telefonia e interneti apo mediumet informative vazhdojnë punën për të mundësuar normalitet. Bizneset prodhuese private gjithashtu po e vazhdojnë prodhimin e mallrave esenciale”, thotë kryeministri Kurti në video-mesazhin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco