Kurti heq taksën 100 %/ Ish-kryeministri Haradinaj: Qeveria në ikje po largohet me turp

Kurti heq taksën 100 %/ Ish-kryeministri Haradinaj: Qeveria në ikje po largohet me turp

20:51, 20/03/2020

Pas vendimit të ‘Qeverisë Kurt’i mbi heqjen e taksës 100 %, i menjëhershëm ka qënë dhe reagimi I ish-kryeministrit Haradinaj duke u shprehur se ‘Qeveria në ikje’ po largohet me turp.  

Në postimin e tij në Facebook, Ramush Haradinaj thekson se me këtë vendim, Qeveria Kurti e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja.  

Postimi I plotë:  

Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ATDHEU25/03/2020 08:21

Po ti sikur thoje qe Kurti po na prish mardheniet me SHBA deri tani , dhe thoje qe duhet rrezuar per kete arsye. Ai vetem se nuk hoqi taksen po e rrezojne . Tani ndaje mendjen se na cmende se le nam njehere thua te mbajme mardheniet te mira me SHBA, njehere thua te mos hiqet taksa. perfundimisht je vegel e vogel ne dore te Thacit per te cilin nuk thua gje fare.

astrit21/03/2020 14:03

O Ramush Vellai! Ti po don qe taksa te mos hiqet. Boll bukur. Amerikanet duan qe te hiqet. Boll bukur. Kurti po e heq pjeserisht. Boll bukur. Mustafa kerkon te hiqet taksa. Boll bukur. Presidenti kerkon gjendje te jashtezakonshme. Edhe ai mire e ka menu fundja dy duar per nje koke jane. Ramush ke bo aleat Mustafen me rezu Kurtin. Mire e ke menu.Po te pyes me Mustafen e ke bisedu punen e takses? Se vallahi nuk po di me e nda. Kjo tollovi ka vetem nje emer mutsiane!!. E dikush do ta haje kete mut qe keni gatu.

t20/03/2020 21:30

Nqs hoqi taksen dhe iken edhe vete qeveria Kurti,atehere Haradinaj ka plotesisht te drejte.Po nqs kurti rri,do shikojme reagimin e shba-be(ne fakt te lobisteve grenel&palmer)dhe veçanerisht te serbeve.nqs ata nuk pergjigjen me reciprocitetin qe shpreson kurti,atehete ketij i lind e drejta ta vere perseri taksen dhe ta mbeshtese me nje referendum popullor

Shto koment

Denonco