Shënohet rast i ri, shkon në 22 numri i të infektuarve në Kosovë

Shënohet rast i ri, shkon në 22 numri i të infektuarve në Kosovë

16:15, 20/03/2020
Ka shkuar në 22 numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë.
Një rast i ri është shënuar ditën e sotme. 
Lajmin e ka konfirmuar, infektologu Valbon Krasniqi.
“Mund të ju konfirmoj se e kemi edhe një të prekur me koronavirus. Është familjar i të infektuarve me kosonavirus nga Malisheva”, ka thënë Krasniqi.
Instituti Kombëtar i Shëndetit vazhdimisht është duke bërë thirrje për respektimin e rekomandimeve me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.
Në një komunikatë për media ndërkohë u kanë bërë thirrje edhe gazetarëve që të respektojnë distancën prej 2 metrave gjatë konferencave dhe punës në terren.
Përveç tjerash IKSHP bën thirrje që qytetarët të mos grumbullohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me njerëz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco