Sondazhi per shkarkimin e Veliut/ Mbi 70 % e qytetarëve përkrahin vendimin e Kurtit

Sondazhi per shkarkimin e Veliut/ Mbi 70 % e qytetarëve përkrahin vendimin e Kurtit

20:58, 18/03/2020

Duke i'u përgjigjur në pyetjen nëse kryeministri Albin Kurti ka bërë mirë apo jo, që e ka shkarkuar nga posti i ministrirt të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në sondazhin e Telegrafit, vetëm brenda tri orësh kanë votuar mbi 40 mijë persona.  

Nga reagimet e qytetarëve që kanë marrë pjesë në këtë sondazh, mbi 70 për qind  mendojnë se vendimi i Kurtit është i drejtë, ndërsa pjesa tjetër kanë votuar të kundërtën.  

“Duke vlerësuar mirë gjithë situatën që po kalon Kosova, sipas jush a bëri mirë kryeministri Albin Kurti që e shkarkoi Agim Veliun nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike?”, ishte pyetja së cilës iu përgjigjën me PO, mbi 30 mijë lexues të Telegrafit, ndërsa në përgjigjen ‘JO’ vetëm 10 mijë në tre orët e para.  

Mëngjesin e së mërkurës, Kurti ka marrë vendim që të liroj Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Jashtme dhe Administratës.  

Ky vendim i kryeministrit Kurti erdhi si pasojë e një deklarate që Veliu kishte dhënë mbrëmë ku kishte deklaruar se “numri i personave të prekur me coronavirus po rritet orë pas ore”. E këtë deklaratë kryeministri Kurti e cilësoi deklaratë e cila përhapë panik.  

Më poshtë keni sondazhin në rrjetin social, Faceboook.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agimi23/03/2020 14:01

Duhet te shporren keto qelbësira serbo-sllave nga faqja e dheut. Isa Lugati & antishqiptari i perbetuar qe nga koha e Rrahman Morines , edhe nga koha e vjedhjes se 3 % qe dhashte zoti nje dite i mbesin ne fyte. Tani do te pengoj Qeverin Kombetare te Z Albin Kurtit ne punen e mirefillte qe po e ben. Poshte tradhetaret e Kombit Shqiptar: Isa Beogradi , Hashim Argati i Beogradit , Baton Stanishiqi, edhe u zhdukeshin nga toka sa me pare Poshte komandandet hajdutet qe se bashku me lugatin Ise korbin e zi kane vjedhur popullin e varfer te Kosoves. Zoti na ruajte nga keta lugeter te pacipe.

Shto koment

Denonco