Mustafa: Do të nisim mocionin për rrëzimin e Albin Kurtit

Mustafa: Do të nisim mocionin për rrëzimin e Albin Kurtit

20:21, 18/03/2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se Lidhja Demokratike do të nisë mocionin e mosbesimit të qeverisë Kurti.

Ai e bëri këtë paralajmërim vetëm disa orë pasi që kryeministri Albin Kurti shkarkoi ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkak të mospajtimeve rreth shpalljes apo jo të gjendjes së jashtëzakonshme, të cilën po e kërkon presidenti Hashim Thaçi, por pa pajtimin e kryeministrit.

Lidhja Demokratike e cilësoi vendimin të papranueshëm dhe kryesia e kësaj partie diskutoi situatën në orët e mbrëmjes.

“Sot ka ndodhur një veprim i papritur dhe i paparalajmëruar i kryeministrit, do të thotë është shkarkuar një ministër i LDK-së në kundërshtim me marrëveshjen për koalicionin”, tha zoti Mustafa, duke e cilësuar shkarkimin si “një veprim arbitrar, krejtësisht të panevojshëm në këtë situatë që ne po ballafaqohemi me luftën kundër një virusi të tmerrshëm që ka kapluar vendin tonë dhe po ashtu nuk kemi njohuri se çfarë do të ndodh nesër”.

Kjo, tha ai, domethënë që “zoti Kurti nuk dëshiron të bashkëpunoj me neve dhe se zoti Kurti nuk dëshiron të bëj veprime që sigurojnë relacione të shëndosha me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tjerë evropianë”.

“Kemi vendos që LDK-ja të iniciojë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Kurti, sepse ne nuk dëshirojmë të jemi pjesë e një qeverisje të tillë dhe po ashtu jemi të bindur se një qeveri e tillë rrezikon marrëdhëniet me SHBA-të dhe prezencën ushtarake dhe paqësore amerikane këtu, prezencën e saj ekonomike dhe po ashtu përkrahjen politike që kemi pasur dhe duhet ta kemi të ardhmen për njohje të reja, jo për çnjohje dhe për rrugën euroatlantike të vendeve tona sepse ne presim dhe synojmë të jemi pjesë e aleancës së NATO me FSK-në tonë dhe assesi që amerikanët të tërhiqen nga FSK dhe të mos kemi perspektivë ekonomike, as sociale as ushtarake”, tha zoti Mustafa.

Ai tha se mospajtimi themelor me lëvizjen Vetëvendosje qëndron “në përkeqësimin dhe rrezikimin e marrëdhënieve me SHBA. Diçka me të cilën ne nuk pajtohemi sepse nuk shohim perspektivë e ardhmëri të këtij shteti pa prezencën dhe përkrahjen e mëtutjeshme të SHBA-së”./VOA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

TOTI20/03/2020 16:03

Nga fytyra ky Mustafa nuk garanton asgje, pervec pabesise!

TOTI20/03/2020 16:02

Nga fytyra ky Mustafa nuk garanton asgje, pervec pabesise!

Shqiptari18/03/2020 20:58

IK ORE PLEHRE! IK ORE PLAK ZEVZEK! TY TE ZENTE COVID-19 O ZOT I MADH! IU NGJITE KOSOVES SI MORR DHE NUK PO VDES! O SPIUN I SERBISE! O PLAK I SKADUAR! LE TE BEJE EDHE NJE HERE KOSOVA ZGJEDHJE TE JASHTEZAKONSHME DHE TE ZHDUKEN NGA POLITIKA KETA PLEQ PLEHRA QE PO E DEMTOJNE KOSOVEN ME SHUME SE SERBIA! POPULLI I KOSOVES DUHET TE TREGOHET I ZGJUAR DHE TE MOS GENJEHET ME NGA HAKI MUSTAFA, DHE VOTAT T'IA JAPE ALBINIT QE E DO KOSOVEN ME SHUME SE KUSHDO TJETER!

Shto koment

Denonco