Shkon në 20 numri i të infektuarve, qeveria kosovare kthen në karantinë konviktet studentore

Shkon në 20 numri i të infektuarve, qeveria kosovare kthen në karantinë konviktet studentore

16:58, 18/03/2020
Ka shkuar në 20 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.
Personi i radhës i infektuar është një 55 vjeçare nga Podujeva.
Ndërkohë që qeveria Kurti ka vendosur sot që Qendra e Studentëve të kthehet në karantinë. 
'Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Qendra e Studentëve të bëhet karantinë.
Në vendim thuhet se Qendra e Studentëve në Prishtinë caktohet si hapësirë karantine.
Vendimi ka këto pika:
1. Qendra e Studentëve në Prishtinë caktohet si hapësirë karantinë
2. Personat për të cilët vërtetohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë apo të dyshimtë me sëmundjen nga Coronavirus futen në karantinë.
3. Qendra e studentëve kalon në menaxhim të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Shëndetësisë deri në pushimin e gjendjes emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës me vendimin nr.01/1L të datës 15/03/2020.'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco