VENDIMI I RI/ Aeroporti i Prishtinës lejon ardhjen e disa avionëve, por me një kusht

VENDIMI I RI/ Aeroporti i Prishtinës lejon ardhjen e disa avionëve, por me një kusht

12:53, 18/03/2020

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës njoftoi sot për vendimin më të ri të qeverisë së Kosovës, sipas të cilit, do të lejohet ardhja e avionëve në këtë  aeroport kur ata të sjellin shtetas dhe diplomatë kosovarë. Në njoftim thuhet:

"Të nderuar udhëtarë!

Ju njoftojmë me vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me fluturime. Sipas vendimit të kaluar ku të gjitha fluturimet në arritje (me udhëtarë) në ANP "Adem Jashari" që nga data 16 Mars 2020 të ndërpriten, përveç atyre ushtarake dhe mjekësore, tani, kemi vendimin e datës 18 mars 2020 që ndryshon si vijon:

Fluturimet mund të realizohen ne arritje EDHE me udhëtarë por që bartin vetëm qytetarët me nënshtetësi  kosovare apo stafin diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës, të cilët s'kanë pasur mundësi të kthehen në Kosovë përshkak të vendimit paraprak nga Qeveria e Kosovës.

Megjithatë, këto fluturime duhet të marrin leje speciale (të posaqme) nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit të Republikës së Kosovës. Ky vendim do të jetë në fuqi deri më 14 qershor 2020, në rast se nuk ka ndryshime në bazë të relomandimeve të autoriteteve përkatëse.

Vëmendje: Për informata shtesë, ju lusim të kontaktoni vetëm me zyrat e ambasadave të Kosovës në shtetet përkatëse ku ndodheni!"

Njoftimi në Fb:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco