Albin Kurti shkarkon ministrin e Brendshëm: Përhapi panik

Albin Kurti shkarkon ministrin e Brendshëm: Përhapi panik

12:44, 18/03/2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar sot ministrin e punëve të brendshme, Agim Veliun.

Njoftimi i plotë:

Mbrëmë vonë, pas mesnate, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu, për televizionin Klan Kosova, u deklarua kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai, gjithashtu, në këtë deklarim, përhapë panik duke thënë se “numri i të prekurve po rritet prej ore në orë”. As Ministria e Shëndetësisë e as Instituti  Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk thanë që numri i të infektuarve me COVID-19 po rritet nga ora në orë. Në këto momente, kur e gjithë administrata publike po bën përpjekje maksimale për të minimizuar dëmet nga virusi Korona, udhëheqësit e institucioneve qendrore, përfshirë këtu anëtarët e kabinetit qeveritar duhet të demonstrojnë maturi si në vendime ashtu edhe deklarime.

Përmes deklaratave të tij të bëra publikisht, por jo edhe të mbështetura me qëndrime të tij në mbledhje të brendshme, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Veliu ka dëshmuar mungesë të theksuar lidershipi dhe ka minuar hapur punën e qeverisë, pjesë e të cilës ai është.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

diaspora shiptare18/03/2020 13:14

o te lumt Albin ju lumt qeveris ma te besushme shiptare e keni perkrahjen e popullit vetem ni qime ju mungon do ti shkatrojm ni her e pergjithmon dyshmonat e opozites kryekorupterat kryeshpiunat e kryetrathtart e kombit shiptar aty marin pjes edhe disa kryetrathtar siq asht i.mustafa a veliu svarqa l.h edhe disa te tjer por ne te diaspotes do ti shkatrojm ju lume keta qenefa skan pas ku me shku s p agimi por sot asht dite Shum e mire qe e ndegjuam ket lajm Shum te mire per ket pederusg agim veliun .

Shto koment

Denonco