Thaçi, thirrje deputetëve: Bëhuni bashkë dhe ratifikojeni gjendjen e jashtëzakonshme

Thaçi, thirrje deputetëve: Bëhuni bashkë dhe ratifikojeni gjendjen e jashtëzakonshme

10:35, 18/03/2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të bashkohen dhe të ratifikojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, njofton Syri.Kosova.

Thaçi ka deklaruar nëpërmjet Twitterit se bazuar në detyrat e tija kushtetuese si President, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe ka nënshkruar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ai i ka bërë thirrje deputetëve të bëhen bashkë dhe ta ratifikojnë atë dekret të propozuar nga ai. “Bazuar në kompetencat e mija kushtetuese si president, pas takimit të sotëm me Këshillin e Sigurisë së Kosovës, kam nënshkruar një dekret për deklarimin e Shtetin e Emergjencës pas situatës së krijuar nga përhapja e COVID-19. I bëj thirrje parlamentit të bëhen bashkë e ta ratifikojnë atë”, ka shkruar presidenti”, ka shkruar Thaçi.

Kujtojmë se zëvendëskryeministri Haki Abazi doli kundër këtij dekreti të Thaçit, kurse nga LDK’ja reagoi ministri Agim Veliu i cili tha se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco