Kurti refuzon Thaçin: Jo, gjendjes së jashtëzakonshme

Kurti refuzon Thaçin: Jo, gjendjes së jashtëzakonshme

07:05, 18/03/2020

Qeveria e Kosovës e konsideron propozimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, si masë ekstreme. Andaj, kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës nuk është pajtuar me presidentin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Qëndrimin e kryeministrit dhe qeverisë e ka prezantuar në një konferencë për media, zëvendëskryeministri Haki Abazi. Ai tha se Qeveria do të shqyrtojë situatën nëse në një periudhë të caktuar mund të krijohen rrethanat për shpalljen edhe të gjendjes së jashtëzakonshme, njofton REL.

“Kryeministri ka shprehur qëndrimn e tij se nuk është në pajtueshmëri me masën ekstreme të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme të cilën e ka propozuar presidenti sonte. Ne mendojmë që për një gjendje të tillë duhet të përcillet situata, sigurisht edhe të veprohet në momentin e duhur kur e kërkon nevoja dhe kur vendi gjendet ne një situatë që kërkon një veprim të tillë”, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Haki Abazi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, tha se do të propozojë në Kuvendin e Kosovës dekretin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, pas situatës së krijuar me shpërthimin e koronavirusit të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco