Shpërthimi i koronavirusit/ Mustafa kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Shpërthimi i koronavirusit/ Mustafa kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

16:32, 17/03/2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kërkon që sa më parë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme si masë parandalimi ndaj përhapjes së koronavirusit të ri.  

“Duhet të veprohet sa më shpejt edhe me gjendje të jashtëzakonshme, sepse po përballemi me një fatëkeqësi e cila po shpërndahet në tërë territorin e Kosoves. Pse të pritet më shumë. Kushtetuta ka folë qartë!”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook, raporton Rel.  

Sipas tij, situata me koronavirusin duhet të menaxhohet maksimalisht nga institucionet e vendit dhe nga vet qytetarët dhe bizneset.  

“Sot, si kurrë më parë, është koha që institucionet e Kosovës parreshtur të komunikojnë mes veti. Presidenti, Parlamenti, Qeveria”, ka shkuar Mustafa.  

Kosova ka shpallur gjendjen e emergjencës së shëndetit publik, pas paraqitjes së rasteve të para me koronavirusin e ri.  

Deri më tani, në Kosovë janë konfirmuar 16 raste të infeksioneve me këtë virus.  

Koronavirusi i ri ka shpërthyer në fund të vitit të kaluar në Kinë.  

Në muajt vijues pothuajse gjitha vendet e botës kanë raportuar raste me infeksione.  

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins deri më 17 mars, në gjithë botën janë konfirmuar 185,067 raste me koronaviusin e ri. Mbi 80,236 të infektuar janë shëruar, ndërkaq të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, janë mbi 7,330 persona.  

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet18/03/2020 06:39

HEU PA SHI,NJËFARË ISA O HASHA;EU TASHI,ZIEZVARRE PISA O PASHA;PËR SHKAK T'KORONAVIRUSIT KËRKOJNË SHPALLJEN JASHTËZAKONSHME;VRER THARK SË HO- RORAKRIMUSIT TENTOJNË PËRRALLJEN VRAZHDËSAKOBSHME;SE PAK U DUKËN,QË NA STRUKËN,NA ZHDUKËN;DUKE NA GETOIZUAR,TERRORIZUAR;N'GETO GETOIZIMIT, VETO THERRORIZIMIT;TË VETMIT NË EUROPË,PA LIBERALIZIM VIZASH;O,EKSTREMIT U ROPË,NA KRITERVARRIZIM KRIZASH;DUKE NA SHTYPUR,KUKE NA MBYTUR;SIKUR DIKUR;GJENDJE JASHTËZAKONSHME;TRËMBJE VRAZHDËSAKOBSHME;MË MASAKRA KASAPRA;NGA KASAPËT,SATRAPËT;NGRERË HOLOKAUSTE;PRERË RROLO MAMUZDE MBI 80% POR,KËRKOJNË,TENTOJNË,TË NA GLLABROJNË 100% HEJ ORE,VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA VËRRINË;PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARINË!!"MANI,USA.

Shto koment

Denonco