Njoftim me rëndësi nga Aeroporti 'Adem Jashari' i Kosovës

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti 'Adem Jashari' i Kosovës

08:25, 17/03/2020

Aeroporti Ndërkombëtar i Kosovës njoftoi sot se "në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës nga sot më nuk do të ketë hyrje të udhëtarëve përmes portit ajror "Adem Jashari".

Megjithatë, aeroplanët lejohen të aterojnë pa udhëtarë (ferry) dhe ju mund të ktheheni në shtetet ku jetoni me kompanitë ajrore që kanë mundësi për të operuar në këtë mënyrë.

Nesër në nisje do të realizohen fluturimet si vijon:

Prishtinë - Zurich, 6 fluturime
Prishtinë - Stuttgart, 2 fluturime
Prishtinë - Munich, 1 fluturim
Prishtinë - Stamboll, 1 fluturim

Ju lusim qe te kontaktoni kompanitë ajrore për informacione shtesë. Për çdo pakënaqësi ju lusim të na shkruani në adresen tonë elektronike: complaints@limakkosovo.aero

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco