Mbërriti nga Londra, një vajzë në Kosovë shënon rastin e 16 me koronavirus

Mbërriti nga Londra, një vajzë në Kosovë shënon rastin e 16 me koronavirus

08:04, 17/03/2020

Një rast i ri me COVID-19 është konfirmuar në Kosovë. Lajmi jepet zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

"Pas mesnate në laboratoret e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femrore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabël.

Deri tani në laboratoret e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e qytetarëveështë e domosdoshme.

Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik," përfundon njoftimi i institucionit të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco