Kosovari me koronavirus: Si e kuptova që u infektova bashkë me familjen time

Kosovari me koronavirus: Si e kuptova që u infektova bashkë me familjen time

08:38, 16/03/2020

Një pacient në kOSOVë i infektuar me koronavirus ka folur për media duke treguar se si kishte arritur ta kuptonte se ishte infektuar ai dhe familjarët e tij. Ai në një bisedë për RTV Dukagjini nga Klinika Infektive e QKUK-së ku gjendet i shtruar.

“Ne jemi tre familjarë dhe po na thonë që të tre jemi të infektuar me koronavirus”, ka theksuar ai. Ai ka theksuar se gjendja e tij dhe e bashkëshortes është e mirë, por pak më të dobët e ka babai i tij.

“Baba me thanë e ka gjendjen pak më dobët, por edhe ai është mirë. Nuk kanë lënë me e pa. Unë jam me bashkëshorten me një dhomë dy e jemi mirë. Me familjarë komunikojmë”, tha ai.

Sipas tij, familjen e tyre në Viti po e ndihmojnë të gjithë. Ai tha se as ai as bashkëshortja nuk kanë asnjë simptomë dhe se janë mirë.

Ai ka treguar se babi i tij ishte sëmurë, kishte simptoma dhe e kishte dërguar fillimisht në Viti, pastaj në Gjilan dhe pastaj në Prishtinë.

Babi i tij kishte ardhur nga Italia. “Baba tha se nuk po e ndjente veten mirë, dhe e dërguam te mjeku dhe ndodhi kjo që ndodhi”, tha ai.

“Fillimisht bashkëshortja kishte qëndruar me prindin, sepse unë kisha shkuar të pushoj. Kur u ktheva më thanë që duhet të shtrihem edhe unë në spital, dhe pastaj rezultuam që ishim të infketuar”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco