Johnson mirëpret vendimin e Kurtit për taksën, pret heqjen e plotë të saj

Johnson mirëpret vendimin e Kurtit për taksën, pret heqjen e plotë të saj

20:21, 28/02/2020

Vendimi i kryeministrit Albin Kurti për heqjen e pjesshme të tarifës kundrejt produkteve serbe është mirëpritur e kritikuar nga opinioni publik.

E si i mirëpritur është vlerësuar nga kryeministri britanik Boris Johnson, raporton Syri.net Kosova.

Sipas një kumtese për media nga ambasada e Britanisë, thuhet se Johnson e ka  përshëndetur heqjen e pjesshme të tarifave të Kosovës për mallrat serbe.

Tutje thuhet se e Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të bëjë presion për heqjen e plotë të tarifave.

"Kryeministri mbështeti rifillimin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Ai përshëndeti tërheqjen e pjesshme të tarifave të mallrave nga Serbia dhe inkurajoi një përgjigje pozitive. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të bëjë presion për heqjen e plotë të tarifave ", thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco