Vendimi për taksën/ Nënkryetari i LDK mbështet Kurtin: As nuk është vonuar, as nuk është ngutur

Vendimi për taksën/ Nënkryetari i LDK mbështet Kurtin: As nuk është vonuar, as nuk është ngutur

23:53, 27/02/2020

Nënkryetari i LDK-së, dhe njëherazi kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri mbështet vendimin e kryeministrit Albin Kurti sa i përket vendimit për taksën ndaj produkteve serbe.

Sipas tij, Kurti ka bërë veprime të pritura politike duke mos u ngutur e as vonuar.

Haziri shton se LDK dhe Vetëvendosje kanë pasur të njëjtin qëndrim sa i përket tarifës 100% ndaj mallrave serbe që prej fushatës zgjedhore.

“Daljen e Kurtit e kam pritë këtë javë. Është ambient politik ku Kurti si Kryeministër ka bërë veprime politike të pritura, as nuk është vonuar as nuk është ngutur në nxjerrjen e vendimit”, është shprehur numri dy i LDK.

Haziri ka thënë se mbështet frymën e Kurtit që të veprohet gradualisht me çështjen e reciprocitetit.

“Mbështes hapin edhe frymën që kjo të shkohet në shkallë graduale si politikë e reciprocitetit. Nga momenti që Qeveria e vendos suspendimin dhe largimin e tarifës, pjesa tjetër është kalendarike-ditore. Janë bërë përgatitje të mëdha tash e disa muaj për largimin e tarifës”, është shprehur Haziri, i ftuar në Klan Kosova

Sipas tij, procesi i dialogut nuk do të ketë fitues të mëdhenj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco