Vrasje makabre: Ekzekutohet ish-anëtari i UÇK dhe i digjet trupi

Vrasje makabre: Ekzekutohet ish-anëtari i UÇK dhe i digjet trupi

09:27, 27/02/2020

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, u gjet i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës, gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes. Qerimi kishte qenë njëri nga ushtarët e parë të UÇK-së, raporton Express.

Ndërkohë përmes një komunikate për media, policia ka thënë se fillimisht ishte njoftuar për një veturë të djegur, në fshatin Zahaq të Pejës.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku ka vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin”, ka bërë të ditur policia.

Policia ka sqaruar rrethanat në të cilat është gjetur i vrarë e më pas i djegur viktima.

E viktima Qerim Kelmendi ishte një prej ushtarëve të parë të UÇK-së, mik i heroit Ilir Konushevci. Qerimi ishte vëllai i Ibrahim Kelmendit, njërit nga drejtuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco