Dorëzohet Vuçiç: Çështje kohe kur Serbia do njohë Kosovën

Dorëzohet Vuçiç: Çështje kohe kur Serbia do njohë Kosovën

23:00, 26/02/2020

Gjatë një interviste për televizionin serb O2, Vuçiç thotë se është çështje kohe kur Serbia do ta njohë Kosovën, de fakto apo de jure.

Pas njoftimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se taksa 100% ndaj Serbisë do të hiqet, Vuçiç ka lëshuar këto deklarata të vështira për të.

Pas heqjes së taksës, presidenti serb tha se pret presion të jashtëzakonshëm mbi Serbinë për të pranuar anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Synimi i tyre është që ta fusin Kosovën në Kombet e Bashkuara dhe kjo është esenca. Këtë duhet ta presim dhe çështja është se kur do të ndodhë, brenda tre muajsh, gjashtë muajsh, një viti… kjo do të ndodhë”, tha Vuçiq në këtë intervistë.

Në lidhje me zëvendësimin e taksës me reciprocitet, Vuçiç tha se së pari duhet pritur se çfarë vendimi do të marrë Kosova për taksën dhe nëse do të ketë reciprocitet, por shtoi se nuk ka dyshim se do të presion ndaj Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco