Pompeo pret Thaçin në Uashington/ Diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Pompeo pret Thaçin në Uashington/ Diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi

21:58, 26/02/2020

Në kuadër të një vizite zyrtare në Uashington, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është pritur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.  

Presidenti i Kosovës ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit dhe institucioneve të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për dekada me radhë.

 “Na keni përkrahur në kohët më të vështira si dhe në ditët më të mira tona. Mirënjohja jonë është e përhershme” është shprehur Thaçi.

Gjithashtu temë e diskutimit mësohet se ka qënë edhe dialogu Kosovë-Serbi.

“Marrëveshja e përhershme e paqes, në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të thotë paqe për tërë Evropën Juglindore, do të thotë kthim kah e ardhmja, do të thotë zhvillim dhe prosperitet”, ka thënë presidenti në takim.

PresidentiThaçi është shprehur se Kosova do të vazhdojë të bashkërendojë çdo hap të saj me SHBA.

 “Duke ecur bashkë me Uashingtonin, i kemi realizuar aspiratat tona”, ka përfunduar fjalën e tij Presidenti i Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco