Kurti: Thaçi fshehu marrëveshjen, të merret drejtësia me të! Dialogun me Serbinë e udhëheq unë!

Kurti: Thaçi fshehu marrëveshjen, të merret drejtësia me të! Dialogun me Serbinë e udhëheq unë!

14:15, 26/02/2020

Pas publikimit të letrave sekrete ku Hashim Thaçi, dikur si ish-Kryeministër ishte zotuar të ndalonte hyrjen e FSK-së në veri të Kosovës pa pëlqimin paraprak të NATO-s, Kryeministri aktual Albin Kurti ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp se Thaçi e kishte fshehur marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013. Ndaj, Kurti  i bëri thirrje Prokurorisë që të merrej me këtë çështje.

“Dje pasdite i kam nisur një letër zonjës Vjosa Osmani, Presidentit të vendit dhe kryeprokurorit, lidhur me një marrëveshje sekrete të nënshkruar në vitin 2013.

Atë ditë nuk ishte një marrëveshje në Bruksel, por ishin dy: Njëra nga Thaçi dhe Daçiç dhe tjetra që ishte zotim i njëanshëm i Thaçit, - tha Kurti, siç raporton SYRI KOSOVA. - Për ne është shumë e rëndësishme që të marrim vesh se kush e ka kërkuar një gjë të tillë.

Nuk besojmë që e ka kërkuar Brukseli, mund ta ketë kërkuar Serbia; është një gjë që duhet të shqyrtohet”, tha Kurti.

“Nga njëra anë kemi ditëlindjen e simbolit të rezistencës, Adem Demaçit dhe të aktivistit tonë që u mbyt në burg, Astrit Deharit.

Para se të shkojmë në Konferencën e Mynihut, jam përpjekur që ta takoj Thaçin; edhe më tej jam interesuar që të takohem me të në mënyrë që në politikën e jashtme të mos kemi kakofoni zërash”, shtoi ai.

Kryeministri i Kosovës theksoi se ai do të udhëheqë dialogun Kosovë - Serbi mirëpo ka kërkuar që të bashkëpunojnë për politikën e jashtme edhe me Presidentin e vendit.

“Qeveria e re ka dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Dialogun me Serbinë do ta përgatitimin mirë, por atë e udhëheq unë, si Kryeministër. Vetëm se politikë  e jashtme nuk është vetëm Serbia.

Duhet të jemi njëzëri në arenën ndërkombëtare me Presidentin dhe jo vetëm;

Ky shkëmbim i letrave sipas opinionit ligjor të zyrës së Kryeministrit paraqet marrëveshje ndërkombëtare duke u bazuar në konventën e Vjenës për të drejtën e traktateve. Fshehjen e një marrëveshjeje të tillë të datës 13 prill e konsiderojmë se është shkelje flagrante.

Dua të theksoj qëndrimin tonë për partneritet dhe aleancë të pashkëputur me KFOR-in. Nesër në mëngjes kam takim me Komandantin e KFOR-it.

Por, shqetësimi ynë ka të bëjë me një zotim të njëanshëm të tash - Presidentit tonë ”, sqaroi Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco