Bashkimi me Kosovën/ Kryetari i Preshevës prezanton 3 kushte për realizimin e projektit

Bashkimi me Kosovën/ Kryetari i Preshevës prezanton 3 kushte për realizimin e projektit

23:07, 25/02/2020

Në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës, Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se Lugina e Preshevës dëshiron që të bashkohet me Kosovën, duke përmendur tre kushte për t’u realizuar një bashkim i tillë.

Sipas Arifit, në rast vendoset për bashkim, atëherë duhet t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës të tri komunat e Luginës, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, pa u ndarë asnjëra.

“Qëllimi jonë është që të jemi pjesë e Kosovës nëse përmbushen 3 kushte. E para, ne nuk duam që të na ndajnë. Lugina e Preshevës përbëhet nga Komuna e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Ne nuk duam që një komunë të mbetet në Serbi dhe dy tjerat të bashkohen. Ne nuk duam të jemi pjesë e pazareve me territore. Nëse bashkohemi, bashkohemi si tërësi, nëse mbesim, mbesim si tërësi”, ka thënë Arifi.

Ndërkohë si kusht të dytë, kryetari Arifi ka përmendur që ndarja të mos bëhet afër qyteteve dhe kushti I fundit, mbetet koordinimin me SHBA-në dhe Evropën.

Duke vendosur theksin te kushti i fundit,Arifi thotë që nuk marrin kurrfarë vendimi pa pasur mbështetjen e Brukselit dhe Uashingtonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco