Prioritetet e ‘Qeverisë Kurti’ në Samitin e BERZH-it/ Mes tyre integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO

Prioritetet e ‘Qeverisë Kurti’ në Samitin e BERZH-it/ Mes tyre integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO

20:28, 24/02/2020

Në Samitin e BERZH-it në Londër, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se punësimi e drejtësia në njërën anë dhe integrimi evropian e anëtarësimi në NATO në anën tjetër, janë prioritetet e qeverisë së re të Kosovës.

Gjithashtu sipas Kurtit, fqinjësia e mirë është prioritet i tij, duke synuar të zhvillojë takime të përbashkëta qeveritare me Malin e Zi dhe me Maqedoninë Veriore.

Postimi i plotë:

Sot në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) në Londër pata rastin të takohem me udhëheqësit e saj dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Pikërisht sot bëhen tri javë nga votimi në Kuvend i qeverisë sonë, dhe gëzohem që në këtë ditë pata rastin të flas për rëndësinë e investimeve për ekonominë, ndërmarrësinë e të rinjëve tanë sidomos në teknologjinë informative, infrastrukturën që ndërlidh e mundëson zhvillim, raportet me Serbinë dhe parimin e reciprocitetit etj.

Punësimi e drejtësia në njërën anë, dhe Integrimi Evropian e anëtarësimi në NATO në anën tjetër, janë prioritetet tona si qeveri e re e Kosovës. Ne do t’i forcojmë qytetarët tanë ekonomikisht dhe do e përfaqësojmë vendin tonë sa më mirë politikisht.

Tashmë me Republikën e Shqipërisë kemi 77 marrëveshjeve të arritura – do t’i shtojmë energji e dinamikë të re implementimit të tyre. Si Qeveri e Kosovës do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në projektet e interesit të përbashkët duke synuar edhe mbledhje të përbashkëta të qeverive me ta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco