Paralajmërimi i VOA/ Çfarë pritet të ndodhë me ngritjen e akuzave në Gjykatën e Posaçme

Paralajmërimi i VOA/ Çfarë pritet të ndodhë me ngritjen e akuzave në Gjykatën e Posaçme

18:06, 24/02/2020

Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë, e cila trajton pretendimet për krime lufte në Kosovë, paralajmëroi të hënën fillimin e ngritjes së akuzave.

Në një njoftim të së hënës pasdite, thuhet se “Prokurori i Specializuar ka njoftuar Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës se ka ndërmend të fillojë procedime penale para Dhomave të Specializuara dhe ka bërë kërkesë për caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin”, raporton VOA.

Në njoftim thuhet se kryetarja ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake për të shqyrtuar aktakuzat e dorëzuara nga Prokurori i Specializuar.

“Përmbajtja e aktakuzave mbetet konfidenciale, përveç nëse konfirmohet dhe deri sa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake”, thuhet në njoftim.

Gjykata e Posaçme e cila me emrin dhomat e specializuara vepron në Hagë, u miratua në fillim të muajit gusht të vitit 2015 nga parlamenti i Kosovës.

Ideja për themelimin e saj pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Hetimet sikurse e dhe ngritja e gjykatës kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Mbi 200 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019.

Në korrik të vitit 2019 në prokurorinë e posaçme u thirr edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet24/02/2020 22:18

ÇKA PRITET TË NDODHË ME NGRITJEN AKTAKUZAVE TË GJYKATËS SË POSAQME;AH ÇFARË,PRITET ZËR KORDHË NË PRITJEN BATAKMUZAVE PYKATËS TERË KOSAQMË; UJKU DON MJEGULL;ZHUJKU DRON PJERGULL;NGA GJAKU SHEKULLOR SHQIPTARË; NGA PRAGU FERRSKURROR PRAGUT;SHTRESA SHTRESA,GJAKU I VARREVE MASIVE, SHPRESA,SHPRESA,ZJARREVË MARRËZIVE,MAFIVE;NGA SHTRESAT THELLA GJENË TOKËS;NGA SHTESAT KE TRELLA,KËSHTJELLA;OJ,GJENË LOKËS;LËKUNDËN PLLAKA NDËR TROJE MBARË SHQIPTARE;PËRKUNDËN FLAKA TËRPLOJE FARË SHKRIPZARE; MBËRTHEN TIME FLAKA,SHPËRTHEN KRIME QË DALKA,FALKA;TIM ME MJEGULL,TEK MJEGULLOHEJ;TERË NENQIELLI;KRIM E PJERGULL,ÇFERR TRULLOHEJ;ZERË DIELLI; EKILPSE EKLIPTIKE,FERRKRIPSE FERKRITIKE;PËR DESHIRËN E BISHËS,UJK GJAKA- TARIT;VRER MESHIRËN ISHËS,UJK SHKAKAVARRIT;T'GLLABËROJË,SHKATRROJË;OH, TERË KOPEN DELE ME QINGJA;NGELË NGA INXHA;KUKULELË MANGJE,NGELË KAN-XHE;LUKURI BISHA,DUKURI ISHA,TRISHA;MASAKRUAN,KASAPRUAN;BARI ME BAGËTI TERË ATË MALËSI,VRER ATË MALEVRI;KATAKLIZMA,BATAKRIZMA;HOLOKASTË,OUUUH HORRORMAMUZDE;HEEEJ,HOLOKAUSTE,HORRORMAUZDE!!. ME TË FALA MANI,USA.

Shto koment

Denonco