VIDEO/ Tradita e çajit në Vushtrri, që të bën me miq e shokë

VIDEO/ Tradita e çajit në Vushtrri, që të bën me miq e shokë

07:05, 24/02/2020

Çaji i rusit në gotat me pika të kuqe tashmë është bërë traditë në Komunën e Vushtrrisë. Në rrugicat e ngushta, në rrugën me kalldrëm, te parku, te Komuna e në shumë lokacione të tjera, ndodhen çajtore të mbushura plot me njerëz.

Banorët e kësaj ane thonë se edhe shoqëria me të tjerët e bën më të këndshëm çajin që konsumohet. E kur vjen pasditja, përveç bisedave të ndryshme, ata thonë se preferojnë edhe lojën me gurë.

Kjo sigurisht bëhet duke pirë çaj, që tashmë karakterizon banorët e Vushtrrisë.

Shërbimi me çaj fillon ende pa zbardhur dita. E ai që e hap çajtoren në orën 4:30 të mëngjesit është Nebih Gërxhaliu. Ai thotë se ka më shumë se 14 vjet që ofron çaj dhe jo vetëm për banorët e Vushtrrisë.

Sipas Gërxhaliut, çajtorja e tij frekuentohet nga të gjithë, përfshirë edhe zyrtarë të lartë. Sipas Nebihut, Komuna e Vushtrrisë ka një traditë më të veçantë me çaj në krahasim me komunat e tjera. E çajtoren e tij ai e mban të hapur deri në orën 23:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco