Dialogu Kosovë-Serbi/ Borrell propozon zyrtarisht përfaqësuesin e posaçëm të BE

Dialogu Kosovë-Serbi/ Borrell propozon zyrtarisht përfaqësuesin e posaçëm të BE

18:14, 22/02/2020

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, ka propozuar zyrtarisht Mirosllav Lajçak si përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për të udhëhequr dialogun Kosovë-Serbi.

Borrell u ka dorëzuar vendeve anëtare të BE-së emrin e Lajçak si përfaqësues i ardhshëm i bllokut, i cili para së gjithash do të merret me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe me çështje të tjera në rajon.

Sipas informacioneve, propozimi formal i Lajçakut mësohet se ka qenë edhe arsyeja e bisedave telefonike që Borrell ka zhvilluar të premten me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Emërimi i Lajçak në detyrën e re, pritet të zyrtarizohet më 23 mars, në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian.

Për momentin Lajçak vazhdon të kryejë funksionin e ministrit të Jashtëm të Sllovakisë dhe për tu emëruar si përfaqësues i posaçëm i BE ai duhet të marrë miratimin e të gjitha vendeve anëtare.

Mirosllav Lajçak me përvojë të gjatë në rajonin e Ballkanit, ka qenë ambasador i Sllovakisë në Serbi dhe Mal të Zi.

Më pas Lajçak është emëruar i dërguar evropian për referendumin për pavarësi të Malit të Zi dhe ka shërbyer si përfaqësues i lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco