Shteti i Xhamajkës ka njohur Kosovën shtet të pavarur. Lajmin e bëri të ditur, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi tha se deri te njohja nga Xhamajka ka ardhur pas lobimit shumëvjeçar dhe ndihmës së kongresistit amerikan, Eliot Engel, raporton Rel.
“Lajm i mirë. Sapo u njoftova nga ambasadorja jonë (në SHBA) Vlora Çitaku se Xhamajka ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. E di se kjo është rezultat i punës së madhe dhe lobimit për vite të tëra, përfshirë edhe ndihmës së kongresistit Eliot Engel. Faleminderit miqve tanë nga Kingston”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Twitter.
Great news! I just got notified from our Ambassador @vloracitaku that #Jamaica has recognized Republic of #Kosovo as sovereign and independent. I know this is a result of hard work & lobbying of several years, incl @RepEliotEngel. Good work. Thank you dear friends from Kingston! pic.twitter.com/17KPSXdrvL
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) February 20, 2020
Pavarësinë e Kosovës, sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, nuk e ka njohur asnjë shtet, që prej vitit 2018.
© SYRI.net