‘Po tenton të mashtrojë publikun’/ Haradinaj: Kurti shfuqizoi vendimin e Mustafës, jo të Ramushit

‘Po tenton të mashtrojë publikun’/ Haradinaj: Kurti shfuqizoi vendimin e Mustafës, jo të Ramushit

20:00, 19/02/2020

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vendimeve të fundit të qeverisë së re mbi shfuqizimin e një vendimi të marë më parë, duke ia referuar si shfuqizim i vendimit të ‘Qeverisë Haradinaj’.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se Albin Kurti po tenton të mashtrojë publikun, pasi ka shfuqizuar sot vendime të qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa, të firmosura në vitin 2015.

Postimi i plotë:

Sot Qeveria Kurti mori disa vendime me hov, si dhe padrejtësisht e me tendencë po tenton ta mashtrojë opinionin. Për populizëm këtë mashtrim e quajtën si shfuqizim i vendimeve të Kryeministrit Haradinaj. Për shkak të korrektësisë qytetarët duhet të dinë se sot është shfuqizuar vendimi i Isa Mustafës i vitit 2015. Ky vendim parashihte privilegje për zyrtarët edhe pas përfundimit të mandatit. Shpresoj që Kryeministri Kurti e ka informuar partnerin e tij të koalicionit Z. Mustafa për këtë vendim. E neve na mbetet ta informojmë opinionin për këtë mashtrim të radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco