Besarta i bën urimin prekës, babait Hamëz Jashari, me rastin e ditëlindjes

Besarta i bën urimin prekës, babait Hamëz Jashari, me rastin e ditëlindjes

12:58, 19/02/2020

E vetmja e mbijetuar e ofensivës serbe mbi familjen Jashari, Besarta, vajza e Hamëz Jasharit, i ka bërë një urim prekës sot babait të saj të vdekur, me rastin e ditëlindjes. Besarta shkruan:

'... për ditëlindjen tënde babush'

Mbase me kalimin e kohës, vetëm kujtimet e mira po mbesin në mendjet tona... kujtimet e mira, po më bëhen edhe më të kthjellta, ku protagonist je babush.

Sot në ditëlindjen tënde, kujtoj momentet qe i kalonim së bashku, mbajë mend që si fëmi - sa po e kuptoja që ishe në odë, me vrap vija.

Në ato kohë të vështira, gjeje kohën të shikonim film, të më ndihmoje në mësime, të më mësoje të vizatoj shqiponjën tonë dy krenare... e pas çdo nate të tillë, të nesërmen isha vajza më e lumtur.

Falëmnderit babush, për aq pak vite sa ishim bashkë, arrite të më mësoje shumë... më mësove çfarë është dashuria, familja, atdheu...

Është nder, privilegj por edhe përgjegjësi të jem bija jote, andaj me krenari do të ruaj çdo kujtim për ty, dhe Dylit e Nolit të i tregoj.

Urime ditëlindja babë.

Vajza jote krenare,
Besarta"

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco