Masakra me 5 viktima/ Dyshime të reja për tragjedinë e Gjilanit

Masakra me 5 viktima/ Dyshime të reja për tragjedinë e Gjilanit

09:32, 19/02/2020

Tragjedia e pesëfishtë në Gjilan, e cila tronditi opinionin ditën e martë, mund të ketë pasur një tjetër rrjedhë nga sa u raportua fillimisht, kur u tha se policja para se të vetëvritej kishte ekzekutuar prindërit dhe dy vëllezërit.

Në rrugë jozyrtare, Klan Kosova ka mësuar se një motiv i pakonfirmuar që çoi te kjo tragjedi ishte një banesë.

Dyshohet se vëllai i madh, i cili nuk u lejua ta shesë banesën, e kishte vrarë fillimisht vëllanë e vogël, e më pas prindërit.

E shokuar nga ngjarja, dyshohet se motra police kishte ndërhyrë duke e vrarë këtë të fundit e më pas veten.

Po ashtu, jozyrtarisht mësohet se të tre fëmijët të cilët ishin mbi të tridhjetat, ishin në depresion dhe karakterizoheshin nga paqëndrueshmëria emocionale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco