‘SHBA përkrah shkëmbimin e territoreve’/ Grenell: Gënjeshtër e pastër

‘SHBA përkrah shkëmbimin e territoreve’/ Grenell: Gënjeshtër e pastër

09:17, 19/02/2020

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, reagoi ashpër pas një lajmi se Shtetet e Bashkuara mbeten të hapura për një shkëmbim territoresh.

Grenell postoi një lajm nga portali i Brukselit, EuObserver, ku thuhet se ideja e shkëmbimit të territoreve mbetet popullore nëpër disa qarqe amerikane. Portali shkruan se Grenell po vazhdon të promovojë idenë e shkëmbimit si një zgjidhje e shpejtë e problemit.

Por Grenell, që shërben si ambasador i SHBA në Berlin, tha se ky është një lajm fals. Sipas tij, portali as nuk e ka telefonuar dhe as nuk i ka shkruar.

“Jam këtu për ato që bien dakord palët- jam i fokusuar në zhvillimin ekonomik, jo për politikën,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco