Rrëfimi emocionues i Haradinajt: Vrasja e tre shokëve nga predhat serbe, i mblodha me batanije

Rrëfimi emocionues i Haradinajt: Vrasja e tre shokëve nga predhat serbe, i mblodha me batanije

23:27, 18/02/2020

Kosova festoi dje 12 vjetorin e pavarësisë. Megjithatë, ndonëse sot shteti i ri i Kosovës aspiron në rrugën e integrimit euro-atlantik, plagët e luftës dhe kujtimet e saj nuk mund të harrohen.

Gazetarja dhe drejtuesja e emisionit “Tempora”, Sonila Meço udhëtoi në këtë ditë të rëndësishme drejt Gllogjanit historik ku zhvilloi një intervistë me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pinjoll i një familje që i ka dhënë shumë Kosovës.

Ai rrëfen kujtime nga lufta kundër ushtrisë serbe, ngjarje që kanë shënuar jetën e tij. 
Haradinaj e nis me një kujtim, ku tregon nisjen e luftës frontale në Deçan, që sipas “Rambos” ishte një nga epiqendrat e luftës.

"Kosova nuk është vetëm vetvetja, por e gjithë bashkëkombasve. Rruga jonë për liri ka pasur sakrificë të madhe, një pjesë e tyre janë dëshmorë. Me disa prej tyre jam rritur. Historia e kësaj vendvarreze është se në gusht të vitit 1998, tre bashkëluftëtarë të mij janë vrarë këtu në shkollën e fshatit. Kur mbyllëm ditën e luftimit nuk munda t`i lija trupat e tyre ashtu dhe shkova i mblodha me batanije sepse trupat ishin djegur nga predha. I kemi mbledhur, dhe i kemi sjellë këtu. Nga trupt e tyre dilnin insekte, të cilët mu ngjitën e mua. Pasi i solla trupat te varreza, kam vrapuar drejt lumit të lahem. Këtu ku ndodhemi ka qenë një nga epiqendrat e luftës. Këtu ka filluar në 24 mars 1998 lufta frontale dhe ka zgjatur deri në qershor", tha Haradinaj për gazetaren Sonila Meço.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco