Demarkacioni, Vuçiç: E humbëm shansin për kompromis me Kosovën

Demarkacioni, Vuçiç: E humbëm shansin për kompromis me Kosovën

08:42, 18/02/2020

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka thënë mbrëmë se Serbia kishte humbur rastin për të arritur kompromis me Prishtinën dhe se do të paguajë çmimin në të ardhmen.

Duke folur për demarkacionin, ai thotë se e kuptoi që “serbët kurrë nuk do të pranonin diçka që ishte shansi i tyre dhe se do të pendoheshin për të. E kuptova porosinë e njerëzve, ishte një shans i shkëlqyeshëm për ne, por e humbëm atë”, tha Vuçiç për TV Happy, transmeton Klan Kosova.

Kreu i shtetit serb thotë se për këtë çështje do të kalojnë më keq në të ardhmen, por sipas tij askush nuk do të jetë në gjendje ta fajësojë atë. “Unë do ta mbroj popullin serb, por mbajini mend fjalët e mia: Në 20 vjet kemi pasur një shans, por nuk kemi pasur vetëdije dhe mençuri të mjaftueshme”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco