Kurti uron 12 vjetorin e Pavarësisë: Kemi mospajtime dhe dallime, por është koha të marrim vendime

Kurti uron 12 vjetorin e Pavarësisë: Kemi mospajtime dhe dallime, por është koha të marrim vendime

17:30, 17/02/2020

Me anë të një video mesazhi në Facebook, Kryeministri Albin Kurti ka uruar 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, teksa ka deklaruar se Kosova sot është një hap prapa popullit të vet.

 “Shpresa e popullit është detyra jonë. Ne të gjithë kemi mospajtimet dhe dallimet, por, si qeveri është koha që të marrim vendime”, thotë Kurti.

“Potenciali ishte shumë më para se kapaciteti i qeverive të deritanishme, tani do të kemi një qeveri që do t’i realizojë kërkesat e qytetarëve tanë, të rinjtë tanë tregojnë më shumë sukses jashtë se sa këtu. Kjo sigurisht se është e dhimbshme, por, është edhe shpresë dhënëse”, thotë Kurti, teksa ka uruar qytetarët për pavarësi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco