12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Ja aktivitetet për nesër

12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Ja aktivitetet për nesër

23:48, 16/02/2020

Nën organizimin e Qeverisë, në orën 8:00 do të bëhet ngritja e flamurit në oborrin e Qeverisë, ku të pranishëm do të jenë dy udhëheqësit shtetërorë dhe komandanti i FSK. E derisa garda ceremoniale do të bën ngritjen e flamurit, intonohet himni nga bendi i FSK-së.

Pas kësaj në orën 09:10, dy udhëheqësit shtetërorë do të bëhet vendosje kurorash te kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Pastaj, do të vendosen kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 10:30, dhe nga ora 10:40 te varri i veprimtarit Adem Demaçi, tek varrezat në Velani.

Kurse, nga ora 11:00, do të mbahet seanca solemne në Kuvendin e Kosovës, nën kujdesin e Vjosa Osmanit, kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të pranishëm dy udhëheqësit shtetërorë, përfaqësues të familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendorë. Të pranishmëve iu drejtohet Vjosa Osmani.

Pas kësaj në Albin Kurti e Vjosa Osmani, do të bëjnë një vizitë në Forcën e Sigurisë se Kosovës, duke filluar nga ora 12:00, ku trupave të FSK-së iu drejtohen me fjalë përshëndetëse Kurti e Osmani.

Kurse, në mbrëmje nga ora 18:00, në katedralen Shën Nëna Terezë”, do të organizohet pritja shtetërore me rastin e 12 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë se Kosovës nën kujdesin e presidentit Hashim Thaçi, ku të pranishëm pritet të jenë udhëheqës të lartë shtetërorë, të ftuar vendorë dhe ndërkombëtarë.

Ndërkohë, edhe Ministria e Kulturës ka paraparë një varg aktivitetesh për shënimin e përvjetorit të pavarësisë. Në orën 11:00, në lapidariumi i Muzeut Kombëtar t ë Kosovës, hapet ekspozita “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”, pastaj në Muzeun e Kosovës, duke filluar nga ora 12:00, hapet ekspozita ekspozita arkeologjike “Kosova dhe Adriatiku”.

Në orën 13:00 në MKRS, bëhet ndarja e çmimeve të letërsisë për vitin 2019. Pastaj, në orën 17:00, në Teatrin Kombëtar, Baleti Kombëtar i Kosovës bën realizon shfaqjen “Ngjyrat e Vallëzimit”. Po në teatër, nga ora 20:00, nis koncerti festiv i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironsi/gjermani17/02/2020 20:40

Urime Kosova ime. Lart e me lart.

Shto koment

Denonco