‘Negociata sekrete’ në Berlin/ Vuçiç do ta njohë Kosovën shtet

‘Negociata sekrete’ në Berlin/ Vuçiç do ta njohë Kosovën shtet

19:06, 15/02/2020

Duke iu referuar ngjarjeve të fundit në Samitin e Mynihut, politikani opozitar serb, Boshko Obradoviç, thotë se në Berlin ka muaj të tërë që kanë filluar negociatat ‘sekrete’ për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Gjithashtu Obradoviç thotë se këto ‘negociata sekrete’ kanë filluar edhe përkundër qëndrimit të Beogradit se nuk do të negociojë me Prishtinën pa u hequr taksa 100 %, raporton tanjug.

Sipas tij, Aleksander Vuçiç synon të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, meqenëse kishte nënshkruar marrëveshjen e Brukselit.

Një argument tjetër i Obradoviç janë edhe marrëveshjet e nënshkruara së fundi në Berlin e Mynih mes Prishtinës dhe Beogradit për linjën ajrore, hekurudhat dhe autostradën.

Duke e lidhur me situatën aktuale nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, ka folur  edhe politikania serbe, Rada Trajkoviç, sipas të cilës Serbia ka njohur pavarësinë e Kosovës kur ka nënshkruar marrëveshjet të premten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco