Marrëveshja e dytë me ndërmjetësimin e Grenell/ Gati korridori hekurudhor Prishtinë-Beograd

Marrëveshja e dytë me ndërmjetësimin e Grenell/ Gati korridori hekurudhor Prishtinë-Beograd

23:16, 13/02/2020

Nga takimet e sotme në Munih mes ambasadorit Grenell dhe presidentët e Kosovs dhe Serbisë, duket se negociatat për hapjen e korridorit hekurudhor Prishtinë-Beograd, do marrin fund nesër.

Sipas informacioneve nga Munihu, nesër në mëngjes do nënshkruhet edhe Marrëveshja për Transportin Hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila ishte negociuar në zyrën e ambasadorit Grenell para disa javësh nga palët negociuese të të dyja shteteve.

“Nesër në orën 09:30 do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes për Transportin Hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Tashmë për këtë ngjarje janë njoftuar edhe gazetarët që po e mbulojnë Konferencën e Munihut këtu”, ka thënë një burim.

Në takimin e ndërmjetësuar nga ambasadori Richard Grenell, i cili është edhe i dërguari special i Presidentit Trump për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, ishte thënë se palët kanë zhvilluar “diskutime konstruktive” dhe i kanë përafruar qëndrimet që së shpejti do të çonin në një marrëveshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco