‘Ka ndonjë zor të madh, që po e largon taksën’/ Haradinaj këshillon Kurtin: Duhet t’i dijë limitet

‘Ka ndonjë zor të madh, që po e largon taksën’/ Haradinaj këshillon Kurtin: Duhet t’i dijë limitet

22:53, 13/02/2020

I ftuar në një emision televiziv, ish-kryeministri Haradinaj ka hedhur akuza ndaj Albin Kurtit në përpjekjet për ta larguar taksën, duke thënë se do ta kthente Kosovën në një pikë ku e kishte dërguar presidenti Thaçi.

“Zoti Kurti do të mbahet përgjegjës që po e kthen Kosovën në një proces që e ka kaluar Kosova e për të cilin e kishte akuzuar zotin Thaçi”, tha Haradinaj.

Kryetari i AAK-së ka thënë se Kurti ka ndryshuar shumë dhe së fundmi shihet edhe respekti që flet për Listën Serbe.

“Kurti nuk ka nevojë të frikësohet pasi edhe ai edhe unë jemi të zgjedhur të popullit, por ai duhet t’i dijë limitet ç’ka lejohet e ç’ka jo pasi”.

Haradinaj thotë se pavarësisht se Kurti ka premtuar reciprocitetin ma mirë për atë dhe vendin është ta thyej atë premtim.

“Ata [Lista Serbe] janë po të njëjtit siç kanë qenë edhe kur ishin në qeveri bashkë me ne”.

 “Ai ka premtuar edhe njohjen nga Serbia e shumë gjëra tjera por më mirë është të thyej premtimin për taksën”.- tha Haradinaj.

Sipas ish-kryeministrit, Kurti ka ndonjë zor të madh që po e largon taksën.

“Largimi i taksës është kërkesë e Serbisë. Nuk ka logjikë që ai ta largojë nëse nuk është peng i diçkaje që ne nuk e dimë. Ai duhet ta tregojë problemin para popullit. Kurti është i njëjti njeri që ka rrëzuar kamionë. Ai ka ndonjë zor të madh që po merr këtë veprim”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco