Macron letër Kurtit, ofron samit të përbashkët me Merkelin e Borrellin: Hiq taksën 100 %!

Macron letër Kurtit, ofron samit të përbashkët me Merkelin e Borrellin: Hiq taksën 100 %!

22:23, 13/02/2020

Gjatë ditës së sotme, brenda 24 orëve, kryeministri Kurti, ka marrë dy letra të nivelit të lartë, të cilat i kërkonin atij të hiqte tarifën 100 % ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në mënyrë që t’i hapej rruga rifillimit të dialogut me Serbin.

Pompeo po ashtu i ka shkruar Kurtit se “heqja e tarifës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do të ishte e rëndësishme për t’i kthyer palët në tryezën e negociatave”.

Kurti ka marrë një tjetër kërkesë të rëndësishme, nga Franca, për të hequr tarifën 100 % ndaj serbëve dhe boshnjakëve.

Sipas mediave ffranceze, Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marine Christine Butel, i ka sjellë Kurtit një letër të nënshkruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Presidenti Macron fillimisht e ka uruar Kurtin për marrjen e postit të kryeministrit të Kosovës, pas negociatave disamuajshe mes partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjithashtu presidenti francez i ka kërkuar Kurtit ta heqë taksën ndaj Serbisë, duke u shprehur i gatshëm të organizojë një samit Kosovë-Serbi, bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Hapi i parë duhet të jetë rifillimi i dialogut, për të cilin jam i gatshëm të ndërmjetësoj, duke organizuar një samit në Paris, së shpejti, me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, në bashkëpunim me kancelaren Merkel dhe përfaqësuesin e lartë të BE’së, Borrell”, ka shkruar Macron.

“Rifillimi i dialogut nënkupton veprime nga të dyja palët: pezullimin e tarifës prej 100 për qind nga Kosova, dhe pezullimin e fushatës kundër njohjeve të Kosovës nga Serbia”, ka thënë presidenti i Francës, në letrën dërguar Kurtit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco