Fillon takimi Kurti-Mustafa, mungojnë ambasadorët perëndimorë

Fillon takimi Kurti-Mustafa, mungojnë ambasadorët perëndimorë

17:38, 28/01/2020

Ka nisur takimi i radhës mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, me shpresën e madhe se do arrihet marrëveshja e cila do ti japë Kosovës qeverinë e re.

Mesa ka njfoftuar ditën e djeshme VV, në këtë takim pritet të marin pjesë edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Megjithëse gjatë ditës së sotme, zyra e BE-së si dhe ambasada gjermane kanë njoftuar se nuk ka arritur asnjë ftesë për pjesmarrje në takimin e sotëm.

Nga Vetëvendosje u tha se ambasadorët nuk janë thirrur për të ndërmjetësuar, por akoma nuk ka një situatë të qartë sesi do shkojë deri në fund takimi i radhës mes Kurtit dhe Mustafës.

Erzen Vraniqi nga VV, përmes një postimi në Facebook, tha se ndërkombëtarët janë ftuar në cilësi të ndihmësve, e jo të ndërmjetësuesve.

Afati i fundit kushtetues për mandatarin Albin Kurti, për formimin e Qeverisë është 4 shkurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco