Zvicra i ndalon hyrjen Gafurr Adilit: 'Armata Kombëtare Shqiptare' është terroriste

Zvicra i ndalon hyrjen Gafurr Adilit: 'Armata Kombëtare Shqiptare' është terroriste

13:14, 28/01/2020

Zvicra i ka ndaluar sërish qëndrimin në territorin e saj ish-kreut politik e ushtarak të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) Gafurr Adilit, nacionalistit shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Zyra federale e policisë (Fedpol) ka refuzuar kërkesën për heqjen e përkohshme të ndalimit të hyrjes në Zvicër, vendosur më 2003 nga Këshilli Federal, siç shkruhet sot në Fletoren Federale.

Qeveria zvicerane në atë kohë vendosi dëbimin e ish-refugjatit sepse druhej se aktiviteti i Adilit mund të vinte në rrezik marrëdhëniet midis Zvicrës e Maqedonisë, si dhe me shtete të tjera si Zvicra që impenjohen për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore në Ballkan dhe dënojnë aktivitetet terroriste të nacionalistëve shqiptarë.

Adili kishte krijuar në Zvicër një qendër përkrahjeje logjistike që kryente aktivitet propagandistik dhe mblidhte para.

Më 1 korrik 2003, Adili u arrestua në Shqipëri, por u lirua pak muaj më pas. Ndërkohë, në fund të qershorit 2003, zyra federale e refugjatëve në Zvicër ia kishte hequr statusin e refugjatit. AKSH përkrahte aktivitetet terroriste në Ballkan me synim krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Grupi kishte marrë përsipër autorësinë e një serie atentatesh në të cilët, që nga viti 2001, janë vrarë 25 anëtarë të forcave të sigurisë maqedonase e serbe. Në fillim të 2003, AKSH kishte nisur luftën e armatosur kundër Maqedonisë së Veriut dhe federatës sëp atëhershme Serbi-Mali i Zi. Administrata e OKB-së në Kosovë e kishte cilësuar AKSH-në si organizatë terroriste.

Eksponentët e saj janë në listën e zezë të qeverisë së SHBA. Që në qershor e korrik 2001 Këshilli Federal i Zvicrës ishte detyruar të merrte masa kundër eksponentëve të konfliktit maqedonas që banonin në Zvicër. Berna nuk lejon që nga territori i saj të burojnë rreziqe direkt ose indirekt për sigurinë e brendshme të shteteve të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco