VIDEO/ Grushte dhe shkelma, plas sherri mes gjimnazistëve

VIDEO/ Grushte dhe shkelma, plas sherri mes gjimnazistëve

09:07, 28/01/2020

Një rrahje masive e nxënësve  ka ndodhur ne qytetin e Gjakovës në afërsi të Stacionit të Autobusave.  Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe siç shihet ne pamjet e mëposhtme në sherr janë përfshirë shumë persona.

Rreth këtij rasti, media kontaktoi me Komandantin e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj.

Ai e konfirmoi rastin duke thënë se rasti është regjistruar si sulm.

“Rasti është iniciuar si sulm dhe hetimet do ta zbardhin në ditët në vijim. Ende nuk janë identifikuar sulmuesit por besojmë se nesër gjatë ditës do të identifikohen dhe arrestohen.”, tha Gjokaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco