Nuk ka marrëveshje në Kosovë, nesër ndërhyn QUINT-i

Nuk ka marrëveshje në Kosovë, nesër ndërhyn QUINT-i

20:29, 27/01/2020

Lëvizja Vetëvendosja njoftoi se edhe në takimin e sotëm nuk është arritur marrëveshja. Ky subjekt shkroi në FB se takimin e radhës do ta mbajë nesër, ku prezent do të jenë edhe ambasadorët e QUINT-it.

“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e QUINT-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së. Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës”, thuhet në njoftim.

Pas mosarritjes së marrëveshjes as në takimin e sotëm, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me njoftim zyrtar.

LDK njofton se në takimin me Lëvizjen Vetëvendosje, që është mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës, ka shpalosur qëndrimet e veta të ditura publikisht.

“Në takimin e sotëm kemi shpalosur qëndrimet tona, tashmë të njohura dhe publike për opinionin. Konsiderojmë që këto qëndrime janë të balancuara për të dy palët dhe që i shërbejnë stabilitetit të qeverisjes së vendit”, thuhet në njoftimin e LDK’së,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco