Takimi final brenda Kuvendit/ Qëndrime të forta mes VV e LDK, për postin e kryeparlamentarit

Takimi final brenda Kuvendit/ Qëndrime të forta mes VV e LDK, për postin e kryeparlamentarit

17:44, 27/01/2020

Takimi i radhës që ka nisur në Kuvendin e Kosovës, mes të krerëve të VV-së dhe atyre të LDK-së, në qendër të vëmendjes edhe sot, do ketë postin e kreut të Kuvendit, që është zgjedhur me 26 dhjetor.

Në deklaratat e saj, VV e ka bërë të qartë se nuk e sakrifikon Glauk Konjufcën dhe për këtë ka ofruar ministri shtesë.

Por nga radhët e LDK, vetëm pak orë para takimit, nëpërmjet Agim Veliut  e ka kërkuan pozitën e spikerit të Kuvendit.

Në Kuvendin e Kosovës, në ditën që u tha se do të finalizojë marrëveshjen apo do të tregojë se LV dhe LDK nuk përputhen në qëndrime, janë mbledhur të gjitha fytyrat kyçe të të dy partive, si asnjëherë më pare.

Momentalisht, në takim nga VV gjenden, Albin Kurti kryetari i partisë, dy nënkryetarët, Besnik Bislimi dhe Fatmire Kollçaku si dhe Albulena Haxhiu, anëtare e kryesisë.

Nuk është i pranishëm Glauk Konjufca që si kryetar i parlamentit është duke e përfaqësuar Kosovën në Bruksel.

LV-ja ia ka bërë të qartë LDK-së se nuk e shkarkojnë Konjufcën, teksa si kompensim për këtë ua ka ofruar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Pikërisht kjo ofertë e fundit e vendosur në tavolinë të diskutimeve, ka përçarë edhe më shumë partinë e udhëhequr nga Isa Mustafa.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, disa prej figurave kyçe nuk pranojnë assesi marrëveshjen ku pozita e kryeparlamentarit nuk ju takon atyre.

Një prej më të zëshmëve kundër është edhe nënkryetari i parë i partisë, Agim Veliu që qëndrimin e tij e bëri publik sot para mediave.

Sot gjatë tërë ditës në LDK kanë mbajtur takim me Mustafën, anëtarët e kryesisë. Megjithatë, nuk u tha se a kanë shkuar në Kuvend me kërkesën e vjetër.

Shkurtimisht, para mediave, Isa Mustafa tha se po shkojnë për të bërë marrëveshje, e janë të përkushtuar.

Por, ajo se çka ra më së shumti në sy, ishte se për të parën herë, krerët e LDK-së, në takim shkuan të ndarë.

Ishte Mustafa që shkoi i shoqëruar nga nënkryetari, Lutfi Haziri dhe zëdhënësi i partisë, Besian Mustafa.

Vjosa Osmani nuk ka pranuar që të negociojnë për shkarkimin e Konjufcës dhe ka thënë se do të pranonte që të udhëhiqte MPJ-në, ku në Kuvend ka shkuar e vetme.

Në anën tjetër, tre personat që po raportohet se kanë betonuar qëndrimet për koalicionin u panë në Kuvend duke hyrë së bashku. Agim Veliu u pa në shoqërim të Kujtim Shalës dhe Avdullah Hotit.

Tashmë ka gati një orë që ka nisur takimi. Dy partitë thanë se sot mund të jetë dita kur i jepet epilog zgjedhjes së këtyre diskutimeve që ka më shumë se tre muaj që kanë nisur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco