Grenell arrin sërish marrëveshje të madhe: SHBA tërhiqet nëse...

Grenell arrin sërish marrëveshje të madhe: SHBA tërhiqet nëse...

12:01, 24/01/2020

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës duket se ka arritur një tjetër marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit. Richard Grenell tha për gazetën Koha Ditore se është arritur në parim marrëveshja për hapjen e hekurudhës mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se ka marrë miratimin e palëve.

Më herët, amerikanët arritën marrëveshje për rinisjen e fluturimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Por duke folur nga Beogradi, pasi u takua me presidentin Aleksandar Vuçiç, Grenell tha se SHBA do të tërhiqet nëse Kosova dhe Serbia nuk arrijnë marrëveshje.

“Mua më takon t’i ofroj të dy palët, u mbetet atyre të vendosin. Ata duhet të më thonë se çfarë duan dhe çfarë mendojnë. Po përpiqem për një orientim drejt një të ardhme më të mirë për njerëzit në Kosovë dhe në Serbi. Ne duhet të bëjmë gjithçka që të tejkalohet ajo që shihet si konflikt. Nëse të dy palët nuk duan të lëvizin për arritjen e një marrëveshje, ne do të tërhiqemi”, tha Grenell.

Ai ka përsëritur qëndrimin, sipas të cilit Kosova duhet të heqë taksën, teksa Serbia duhet të ndalojë përpjekjet e saj për t`i bindur shtetet ta tërheqin njohjen e shtetësisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco