Grenell nga Beogradi: Trump nuk pret gjatë për marrëveshjen Kosovë – Serbi

Grenell nga Beogradi: Trump nuk pret gjatë për marrëveshjen Kosovë – Serbi

19:09, 23/01/2020

Pas vizitës dhe takimeve që kishte në Prishitnë, i dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shkuar në Beograd.

Para takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Grenell ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk do të lejojë që të zgjasë shumë arritja e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, pra sipas tij, Trump nuk pret gjatë që kjo marrëveshje të arrihet.

Sipas Blicit serb, Grenell ka thënë se taksa që Kosova ka vendosur për mallrat serbe dhe boshnjake duhet të hiqet dhe se, Serbia duhet të ndalojë të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës.

Gazetarët e kanë pyetur Grenell nëse është optimist që një gjë e tillë mund të ndodhë, Grenell ka thënë se njerëzit e komunitetit të biznesit dhe qytetarët e zakonshëm janë duke pritur progres.

“Njerëzit e dinë që një gjë e tillë duhet të ndodhë, por disa politikan janë bllokuar në mënyrën e tyre të vejtët të të menduarit dhe duan të debatojnë për gjithçka. Le të hiqet taksa, dhe unë do të insistojë që Serbia të ndalojë lobimin, kjo duhet të ndodhë në të njëjtën kohë. Unë mendoj se jemi afër për ta bërë një gjë të tillë dhe njerëzit duan të ecin përpara, për ta kapërcyer të kaluarën”, deklaroi Grenell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco