Haradinaj  me Jorgan Andrews: Jemi në krah të SHBA për paqe dhe stabilitet

Haradinaj me Jorgan Andrews: Jemi në krah të SHBA për paqe dhe stabilitet

10:58, 23/01/2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, Zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të ligjit z. Jorgan K. Andrews.

Haradinaj tha se ata biseduan për partneritetin e Kosovës me SHBA-të, në luftë kundër trafikimit të narkotikëve, krimit të organizuar dhe korrupcionit. "Theksova se Kosova ka shënuar progres të rëndësishëm në fuqizimin e sektorit të sigurisë, veçmas duke forcuar Policinë, Prokurorin dhe Gjykatat dhe është partner i denjë edhe për operimet globale në këtë fushë. E falënderova z. Andrews për ndihmën e pakursyer që ShBA-të kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin në forcimin e institucioneve të vendit dhe kërkova nga ai që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke shprehur gatishmërinë e institucioneve tona, karshi përgjegjësive të përbashkëta."

"Kosova, - theksoi Haradinaj, -  ka arritur të ndërtojë institucione kredibile dhe të avancojë në profilizimin e tyre, falë edhe partneritetit me SHBA-të dhe sot jemi të gatshëm të qëndrojmë në krah me vendet aleate, në sigurimin e paqes dhe stabilitetit, jo vetëm për qytetarët tanë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco