Darkë pune me Grenell/ Thaçi jep premtimin: Marrëveshja finale me Serbinë, nën lidershipin e Trump

Darkë pune me Grenell/ Thaçi jep premtimin: Marrëveshja finale me Serbinë, nën lidershipin e Trump

22:14, 22/01/2020

Hashim Thaçi, po zhvillon një darkë pune, me të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

Pasi ka falenderuar ambasadorin Grenell për vizitën e tij në Kosovë, Thaçi është shprehur i bindur se nën lidershipin e presidentin Trump, do të arrihet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dëshiroj të falënderoj ambasadorin Grenell që sonte ka ardhur në Prishtinë, për vizitën që po na e bën. Në anën tjetër dëshiroj të falënderoj shumë marrëveshjen e re që kemi arritur nën lidershipin e Grenell dhe udhëheqjen e fuqishme te presidentit, Donald Trump, atë të linjës ajrore Prishtinë-Beograd. Mendoj që është diçka e re, atë që nuk kanë mundur të tjerët ta bëjnë është duke e bërë ambasadori Grenell dhe ambasada e SHBA-së. Roli i SHBA-së në këtë proces është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm. Kam besim të plotë së nën lidershipin e Trumpit do të arrijmë marrëveshjen finale me Serbinë”, ka thënë Thaçi.

Vizita e ambasadorit Richard Grenell në Kosovë, po ndodhë dy ditë pasi ai që ka ndërmjetësuar në arritjen e një marrëveshje me të cilën parashihet fillimi i operimit të kompanisë ajrore “Lufthansa”, në relacion Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco