Foto epike/ Buzhala i plakur në pritje të marrëveshjes LVV-LDK

Foto epike/ Buzhala i plakur në pritje të marrëveshjes LVV-LDK

21:45, 22/01/2020

Gazetari Berat Buzhala po vazhdon talljen ndaj VV-së dhe LDK-së të cilët nuk po arrijnë të bëjnë koalicionin qeverisës.

Ai këtë e ka bërë përmes një shkrimi në Facebook, shkruan Syri.net Kosova.

"Javën e ardhshme pritet që të takohen lideri i LVV'së dhe ai i LDK'së, por pasiqë ka kaluar shumë kohë që nga organizimi i zgjedhjeve të fundit, tashme ata të dytë nuk e kanë aspak të qartë përse po takohen, por thonë që kjo ka mbetur si një traditë që nga viti 2019. Lidhur me këtë takim pritet të raportojë edhe Berat Buzhala, i cili vazhdon ta quaj veten President, ani pse as kjo nuk është shumë e qartë se prej kur rrjedhë", shkruaj Buzhala në postimin e tij.

Image

Prej 6 tetorit, kur Kosova zhvilloi zgjedhjet e parakohshme, Kosova nuk po mund të krijojë qeverinë e re duke krijuar kaos politik dhe administrativ në vend. Dy partitë e para të dala në  votime, Vetëvendosje dhe LDK, prej disa muajsh nuk po mundin të ndajnë postet ministrore dhe jo vetëm mes tyre. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco