Mosmarrëveshjet VV-LDK/ Grenell do takohet me Mustafën

Mosmarrëveshjet VV-LDK/ Grenell do takohet me Mustafën

19:53, 22/01/2020

Emisari special i presidentit Trump, ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të enjten do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Msuatafa.

Gjatë ditës së sotme, Richard Grenell, po qëndron në Prishtinë, ku njoftohet se ambasadori do t’i vazhdojë takimet edhe nesër.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nesër në orën 11:30, Grenell do të takohet me Isa Mustafën.

LDK-ja nuk ka dhënë asnjë detaj shtesë në lidhje me këtë takim mirëpo, si duket ky do të jetë takim ku do të diskutohet situata aktuale politike në Kosovë, e në veçanti moskrijimi i institucioneve të reja për shkak të mosarritjes së marrëveshjes në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco